Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia - NACIONALE

Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool, ka folur për për destruktivitetin e Serbisë në raport më Kosovën. Kurti ka thënë se e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia.

E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, e as paqja dhe siguria në Evropë. Ndërsa nisim rrugën e integrimit në BE dhe NATO dhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, duke i kthyer ato në fqinjësi të mirë, unë kërkoj që të merret seriozisht ndikimi rus i kanalizuar përmes Serbisë dhe kërcënimi që ajo përfaqëson, në mënyrë që tirania e atyre që mbajnë posite publike për të shtypur dhe destabilizuar demokracinë në shtete tjera të mund të ndalet”, ka thënë Kurti, transmeton TV21.

Tutje, kryeministri Kurti tha se Serbia me sulmin terrorist në Banjskë, tentoi ta pushtojë veriun e Kosovës.

Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, është shprehur Kurti, njofton zyra e tij.

Lajme të ngjashme