Kurti e poston një foto me dy ministra, Konjufcën e Kusari-Lilën, por e fshin tepër shpejt - NACIONALE

Kurti e poston një foto me dy ministra, Konjufcën e Kusari-Lilën, por e fshin tepër shpejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

19:56 - Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 14 shkurtin 2021, kur fitoi zgjedhjet parlamentare, në një postim që do ta fshinte ende pa u bërë disa minuta prej kur e postoi.

Përmes një “screen-shot”, mund të shihet ajo që ka shkruar Kurti, ndonëse tani nuk gjendet më në llogarinë e tij në Facebook, dhe nuk dihet nëse do ta ripublikojë.

Kurti, në këtë postim shihet me dy ministra që vijnë nga Lista Guxo, Faton Peci e Donika Gërvalla, si dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

E PËRDITËSUAR 20:18: Kurti e ka postuar sërish foton e njëjtë, pa ndonjë ndryshim.

Postimi i plotë:

Bashkë sot, sikurse më 14 shkurt 2021, sikurse në secilën prej 730 ditëve që lamë pas. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet. Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vet ndryshimi. Ishte fitore, sepse fitoi populli dhe demokracia. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve tanë, të cilëve do të ju shërbejmë çdo ditë me përpikmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi.

Lajme të ngjashme