Kurti e plotëson mozaikun: E falënderon presidenten Osmani që e caktoi 28 dhjetorin për zgjedhje - NACIONALE

Kurti e plotëson mozaikun: E falënderon presidenten Osmani që e caktoi 28 dhjetorin për zgjedhje

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti e ka falënderuar Vjosa Osmanin që e caktoi 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve.

Postimi:

Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin.

Lajme të ngjashme