Kurti e dënon sulmin ndaj Sanduloviqit: Thellësisht i shqetësuar
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar një shkrim në “X”, ku ka dënuar sulmin ndaj Nikolla Sanduloviq, kryetar i Paritsë Republikane të Kosovës.
Kurti ka shkruar se është thellësisht i shqetësuar për raportimet se Sanduloviqi është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb.
“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë.” – ka shkruar Kurti.
Deeply concerned about reports stating that the Serbian opposition leader Nikola Sandulovic has been paralyzed due to severe beatings by the Serbian secret service. This follows his apology for crimes committed by Serbia during the genocidal campaign in Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 5, 2024
"Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze të KEDNJ dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit." - ka vazhduar Kurti.