Anulohet mbledhja e dy qeverive, Elvis Hoxhës i shkon huq ironia - NACIONALE

Anulohet mbledhja e dy qeverive, Elvis Hoxhës i shkon huq ironia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës e Shqipërisë, takim i planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Në lidhje me ketë ka reaguar ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha.

Ndonëse Rama tha se kishte kërkuar një format tjetër të takimit, dhe se Kurti e anuloi mbledhjen, Hoxha ka shkruar një status ironik në lidhje me anulimin.

Kështu që, nuk dihet saktësisht se cilin kryeministër e "godet" ironia e Hoxhës.

Ka nga ata që i këpusin petalet e lules me pyetjen:

t'shkoj, mos shkoj

t'shkoj, mos shkoj

t'shkoj, mos shkoj”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme