Kurti: Duhet bërë presion që Beogradi t’i hapë arkivat - NACIONALE

Kurti: Duhet bërë presion që Beogradi t’i hapë arkivat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka denoncuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Kurti në homazhet pranë përmendorës së dedikuar të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, tha se duhet t’i bëhet presion Beogradit për t’i hapur arkivat.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë, që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1617 të pagjeturve, dhe njëkohësisht me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni, që në Beograd të hapen arkivat dhe asisoj të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje ai tha se prokuroria tek ne duhet të jetë më aktive.

“Përveçse duhet te hapen arkivat, në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre, të cilët i vranë, i varrosën, i zhvarrosën, i dërguan në Serbi, i varrosën atje dhe më pas u zhvarrosën nëpër ato pesë varreza masive, që mbase ka edhe më shumë se aq”, deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme