Kurti: Do të ndajmë 100 euro më shumë për pensionistët e familjet në asistencë sociale - NACIONALE

Kurti: Do të ndajmë 100 euro më shumë për pensionistët e familjet në asistencë sociale

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti sot ka dalë në një konferencë për media, së bashku me shefin e Financave, Hekuran Murati.

Në këtë konferencë, Kurti ka njoftuar se do t’u ndahet pernsionistqve 100 euro më shumë. Po ashtu, Kurti ka njoftuar se do të dyfishohet asistenca sociale për një muaj.

“Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 euro. Kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencën për një muaj.

Për më shumë, Kurti ka njfotuar se do të procedojë në Kuvend projektligjin për punë publike, i cili parasheh sipas kreut të ekzkeutivit kompensimin për inflacion për materialiet ndërtimore.

“Do të procedojmë në qeveri e pastaj në kuvend për miratin projektligjin për punë publike, e cila parasheh kompenzimin për inflacion për materialet ndërtimore dhe punës përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës, kjo me qëllim të përshpejtimit të dinamikës së impementimit të projekteve kapitale”, shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme