Kurti dhe ministrat e tjerë inaugurojnë rihapjen e dy tuneleve të linjës hekurufhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë - NACIONALE

Kurti dhe ministrat e tjerë inaugurojnë rihapjen e dy tuneleve të linjës hekurufhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar sot kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7 si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elizit – Fushë Kosovë.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë duku punuar për plotësimin e të gjitha elementeve për funksionalizimin e Linjës së 10-të Hekurudhore.

Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë. Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe Mitrovicë-Leshak.” – ka shruar Aliu.

Ai tutje ka falënderuar zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e projektit.

Lajme të ngjashme