Vela "zhduket" nga Twitter pasi kërkoi test ADN-je për Vuçiq e Fahri Musliun
Llogaria e Blerim Velës, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, nuk ekziston më në rrejtin social Twitter.
Duket se ajo është fshirë, pas postimit që e bëri sot për gazetarin Fahri Musliu, e që u konsiderua si skandaloz.

Vela përmes një shkrimi, më herët kërkoi test të ADN-së, për të parë nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është djali i gazetarit Musliu.
Kjo u konsiderua si skandaloze, ku analistë e opinionistë kërkuan reagim nga presidentja dhe shkarkim të Velës.