Kurti bën thirrje përsëri: I ftoj të gjithë qytetarët serb që i kanë targat e stërvjetëruara që t’i kthejnë në RKS - NACIONALE

Kurti bën thirrje përsëri: I ftoj të gjithë qytetarët serb që i kanë targat e stërvjetëruara që t’i kthejnë në RKS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka bërë thirrje ndaj serbëve të Kosovës që t’i konvertojnë targat nga ato ilegale në “RKS”.

Ku kanë mbetur pak ditë nga skadimi i afatit, Kurti ka ftuar serbët që t’i kthejnë targat në RKS.

“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serb që i kanë targat e stërvjetëruara që t’i kthejnë ato në të Republikës së Kosovës”, tha Kurti gjatë një ceremonie të vënies së gurthemelit në Prishtinë.

Në anën tjetër, Lista Serbe ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve nëse konfiskohen targat.

Lajme të ngjashme