Kurti bashkë me ambasadorin e Katarit vendosin gurëthemelin e QMF-së në Gjilan - NACIONALE

Kurti bashkë me ambasadorin e Katarit vendosin gurëthemelin e QMF-së në Gjilan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan.

Kurti gjatë kësaj ceremoni ishte i shoqëruar nga kryetari i komunës, Alban Hyseni dhe donatori për ndërtimin e kësaj QMF, ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri.

Kurti ka deklaruar se lagjia “Arbëria” në Gjilan ka pasur nevojë për një qendër të tillë.

Me rastin e përurimit të gurthemelit të qendrës së mjekësisë familjare në lagjen Arbëria, një lagje që moti ka pasur nevojë për një qendër të mjekësisë familjare, për shëndetin publik, për pacientët por gjithashtu edhe për mjekët e infermierët që do të shërbejnë e do të kujdesën këtu”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu ka falënderuar edhe ambasadorin e Katarit duke shpresuar që të shihen edhe për inagurimin e kësaj QMF-je.

Më lejoni që përzemërsisht të falënderojë shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Katarit në Shqipëri Alibin Hamad Al-mari dhe gjithashtu “Katar Charity” për mbështetjen, donacionin, për mundësimin e këtij gurthemeli shpresojë që me shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al-Marri i do të vimë sërish këtu që ta inaugurojmë edhe hapjen e qendrës së mjekësisë familjare pas ndërtimit, pra të vimë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vimë për shërbimet e këtu…”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti nuk la pa përmendur edhe kryetarin Hyseni.

E falënderojë edhe kryetarin Alban Hyseni për punën përgatitore që të vimë deri në këtë ditë kur do ta vëmë gurëthemelin drejt ndërtimit të qendrës së mjekësisë familjare në lagjen Arbëria në Gjilan”, tha ai.

Lajme të ngjashme