Kurti bën fushatë në AUK: Opozita m’i kritikonte shtesat për lehona, tash askush s’po thotë që do t'i hiqnin
Familjet kosovare “po ia dalin më mirë” si pasojë e shtesave për lehona, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në AUK ku foli gjerë e gjatë për politikat e veta kryesisht subvencionuese.
Në një fjalim tingëllueshëm elektoral, Kurti u foli studentëve për politikat e tij sociale, përkatësisht theksoi shtesat për lehona dhe se si ia ka kritikuar ashpër opozita.
“I quanin formë fyese të bamirësisë, vitra”, tha Kurti duke folur anglisht, raporton Nacionale.
“Por, nëse shikoni me kujdes listën e premtimeve ekstravagante të partive opozitare në zgjedhje – ju do ta vëreni se askush nuk po zotohet që t’i eliminojnë subvencionet (shtesat) që me aq shumë zhurmë i kundërshtojnë para pak viteve”, tha ai.
“Këto shtesa munden vetëm të rriten, a asnjëherë të ulen ose eliminohen. Familjet kosovare po ia dalin shumë më mirë për shkak të kësaj dhe për shkak të shumë politikave të tjera që janë bërë pjesë e përhershme e peisazhit tonë institucional dhe shoqëror”, tha ai.