Kurti: 22 vetura të reja për vizita mjekësore në shtpëi për nënat e fëmijët deri në moshën 3-vjeçare - NACIONALE

Kurti: 22 vetura të reja për vizita mjekësore në shtpëi për nënat e fëmijët deri në moshën 3-vjeçare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video, të cilën edhe e ka komentuar.

Në shkrimin e tij, Kurti ka treguar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi.

“22 vetura të reja do t'u shpërndahen komunave për t'i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t'u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.” – shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme