Kurti: 2 korriku dita kur 114 delegatë shpallën Republikën e Parë të Kosovës - NACIONALE

Kurti: 2 korriku dita kur 114 delegatë shpallën Republikën e Parë të Kosovës

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 2 korrikun, ditën kur Kosova përmes Deklaratës Kushtetuese shpalli Republikën e Parë të Kosovës.

Kurti tha se përkundër sfidave dhe pengesave që ka hasur delegacioni nga Shpitara, legjitimiteti popullor i vullnetit të qytetarëve triumfoi mbi ligjshmërinë shtypëse të Serbisë.

“Deklarata Kushtetuese u nënshkrua prej 114 delegatëve nga shumica shqiptare e pakicat boshnjake e turke. Kjo deklaratë ishte akt i vetëvendosjes politike dhe artikulim i qartë i vizionit e vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Që ky vullnet të bëhet realitet u bënë shumë sakrifica e flijime, shumë punë e angazhim”, tha Kurti në Facebook.

Lajme të ngjashme