“Kur thotë ‘po’, e realizon”, Hasani me fjalë të mëdha për Hamzën: Njerëzit e shohin si njeri të fjalës - NACIONALE

“Kur thotë ‘po’, e realizon”, Hasani me fjalë të mëdha për Hamzën: Njerëzit e shohin si njeri të fjalës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i PDK-së, Nait Hasani, ka lavdëruar kryetarin e ri të kësaj partie, Bedri Hamza.

Ai ka treguar se pse i besojnë qytetarët kandidatit të PDK-së për kryeministër.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Hasani ka thënë se te Hamza qytetarët shohin njeriun e fjalës.

“Tani ata e shohin që është njeri i fjalës, që është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin, është njëri që nuk lëshon fjalë e nuk i bën veprimet”, ka thënë ai.

Sipas tij, Hamzën e bëjnë njeri te besueshëm edhe vendimet e më hershme të tij.

“Njerëzit kanë besuar edhe më herët, por edhe tash që Bedri Hamza është kandidat i mundshëm, është më i mirë, për shkak të atyre vendimeve që i ka marrë dikur, me pagat, rritjen e pagave”, ka thënë Hasani.

Lajme të ngjashme