“Kur s’ka rezultate, ka ankesa” - Kërçeli i reagon Ramës, i numëron 22 premtime kapitale të pafilluara - NACIONALE

“Kur s’ka rezultate, ka ankesa” - Kërçeli i reagon Ramës, i numëron 22 premtime kapitale të pafilluara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka reaguar krzetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i thënë se ‘‘ Kur s’ka rezultate, ka ankesa’’.

Kërceli përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Ramës, dhe nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, duke thënë se ankuar se qeveria nuk po i mbështet në investime kapitale.

Ai gjithashtu i ka numëruar disa nga investimet kapitale të premtuar, dhe që ende nuk kanë filluar.

Postimi i plotë:

KUR S’KA RREZULLTATE, KA ANKESA.

Kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës qenkan anku se qeveria nuk po i mbështet në investime kapitale, konkretisht në unazën e jashtme të kryeqytetit.

Realizimi i investimeve kapitale për vitin 2022 ishte 28 % apo vetëm 18 milion euro nga totali prej 66 milion eurove, kurse për 6 mujorin e vitit 2023 realizimi i investimeve kapitale është 16 % apo vetëm 7 milion euro.

Të poshtë janë disa nga premtimet e investimeve kapitale, të cilat as nuk kanë filluar.

Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kroi i Njelmët”.

Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kalabria”.

Themelimi i bibliotekave dhe këndeve të leximit në të gjitha shkollat ku ato mungojnë.

Përkrahja e ndërtimit të stallave.

Investimi në ndërtimin/krijimin e pikave grumbulluese për pemët e imëta dhe krijimi i frigoriferëve statik për ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

Rregullimi i shtretërve të lumenjëve, për të siguruar mbrojtje nga ndotjet dhe vërshimet.

Lidhja e sheshit “Nënë Tereza” me zonën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

Ndërlidhja e zonës ‘Qendra’ me lagjet përreth, përmes platformave të gjelbëra dhe shtigjeve të transportit alternativ.

Ndërtimi i nënkalimit për lëvizjen e veturave nga rrethi i Veternikut deri tek Stacioni i Autobusëve.

Mbi nënkalim nga Veterniku deri të Stacioni i Autobusëve, do të ndërtohet hapësira urbane që ndërlidh dy lagjet e mëdha të qytetit, “Dardaninë” dhe “Kalabrinë”.

Ndërtimi i unazës së mesme të Prishtinës, nga rruga e Veternikut-tek Zona Industriale-e deri tek Qendra e Panairëve.

Përfundimi i unazës së qendrës, duke vazhduar rrugën tek hekurudha nga rrethi i “Arbërisë” deri tek rrethi i madh Fushë Kosovë-Prishtinë.

Lajme të ngjashme