“Kur lejohen veshjet provokuese, pse të mos lejohet shamia?” - deklarata skandaloze e deputetes Balje që gjykon vajzat bazuar në veshje - NACIONALE

“Kur lejohen veshjet provokuese, pse të mos lejohet shamia?” - deklarata skandaloze e deputetes Balje që gjykon vajzat bazuar në veshje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duda Balje deputete e Kuvendit të Kosovës me 2 mijë e 213 vota që drejton një nga Komisionet më të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës atë për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka përdorur gjuhë skandaloze kur ka folur për lejimin e shamisë tek vajzat e mitura në shkollat e Kosovës.

E ftuar të flasë nga pozita e deputetës dhe kryetares së Komisionit, Balje ka bërë deklarata sikur të ishte përfaqësuese fetare duke harruar krejtësisht se është deputete e një shteti laik. Por gjuha që ka përdorur kur ka argumentuar se pse duhet lejuar vajzat në moshë minorene të mbulohen me shami, ka përdorur një gjuhë që e lexojmë nëpër komentete në rrjete sociale nga zëra që arsyetojnë dhunimin seksual të vajzave dhe ngacmimeve seksuale.

Ajo iu ka referuar vajzave të tjera që nuk përdorin shaminë si “vajza që vishen në mënyrë provokative” duke e arsyetuar “lejimin e shamisë”

“Feja islame nuk bën presion për shaminë. S’duhet të ketë kufizim moshe. Gratë dhe vajzat kanë të drejtë të vishen si duan ato të vishen, vajzat 14-15 vjeçare kanë të drejtë të vendosin për gjërat e tyre. Kur lejohen veshjet provokative për vajzat në këtë moshë, pse te mos lejohet shamia”, tha deputetja në “Goodmorning Albanians” në Euroneës Albania.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi që ishte gjithashtu i ftuar duke i thënë se gjuha e përdorur nga deputetka është vetëm një arsye shtesë pse Balje nuk e meriton të jetë kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.

Fjalia “veshje provokative” është e përdorur shumë në diskursin publik të Kosovës, sa herë ka tentativa për të gjykuar vajzat e gratë në Kosovë në bazë të veshjes, duke i gjykuar ato si “provokuese” për djemt e burrat.

Ky diskurs i deputetës Balje ka vazhduar edhe në pjesën tjetër të emisionit, duke përmendur krejt kohën “rregullat islame” kur fliste për të drejtën e lejimit të shamisë tek vajzat minorene, teksa gazetari Krasniqi tërë kohën i ka rikujtuar se ajo është përfaqësuese e shtetit laik të Kosovës dhe se besimet fetare e mendimet e saja të bazuara në traditë nuk vlejnë në Kuvend.

Lajme të ngjashme