Kur dëgjove për herë të parë për UÇK-në? “Rusët ma sollën një libër, më thanë se janë terroristë çeçenë” - NACIONALE

Kur dëgjove për herë të parë për UÇK-në? “Rusët ma sollën një libër, më thanë se janë terroristë çeçenë”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokurori i Prokurorisë së Specializuar në Hagë ka nisur të marrë në pyejte Wesley Clark-un, ish-Komandant Suprem i NATO-s për Evropë i cili po jep dëshmi në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve.

Clark u pyet se kur ka dëgjuar dhe takuar për herë të parë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se për herë të parë një ushtarak rus i ka dhënë një libër që dukej të ishte i përgatitur nga shërbimet sekrete ruse: në atë libër UÇK përshkruhej si forcë “e mbushur me çeçenë terroristë”.

“Një rus më tha këta janë terroristë çeçenë, në 98ën. Dhe ma solli një libër që UÇK ishte e mbushur me çeçenë. Ai bëri fytyrë përbuzëse, dhe e dinte që ishte krjet dezinformatë nga shërbimet ruse”, tha Clark.

Lajme të ngjashme