Profesori amerikan: Implementimi i Asociacionit është vendim i rëndë; si të nxjerrësh dhëmbin - NACIONALE

Profesori amerikan: Implementimi i Asociacionit është vendim i rëndë; si të nxjerrësh dhëmbin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Themelimi i Asociacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e Kosovës, sipas Charles Kupchan, profesor amerikan i specializuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Në një intervistë për TëVë1, Kupchan e krahasoi vendimin për formimin e Asociacionit me një nxjerrje dhëmbi, duke theksuar hezitimin e qeverisë për të vazhduar.

“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për qeverinë e Kosovës. Është siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, ka deklaruar ai.

Kupçan diskutoi gjithashtu qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke parashikuar presionin e shtuar për të pranuar marrëveshjen e Ohrit. Ai vuri në dukje taktikat e përdorura nga BE dhe Këshilli i Evropës për të çuar përpara procesin e normalizimit, duke përmendur Marrëveshjen e Ohrit si një precedent.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë. Marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa zor ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiqin” , tha ai.

Lajme të ngjashme