kundërshtime për shkarkimin e bordit të ZRrE-së - NACIONALE

kundërshtime për shkarkimin e bordit të ZRrE-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Partitë e pozitës dhe opozitës janë shprehur për e kundër shkarkimit të bordit të ZRrE-së që po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kërkesa e LDK-së është e paarsyeshme.

“Përveç që nuk ka pasur argumentim, ka mangësi serioze në dispozita ligjore”, ka thënë Kusari-lila.

Edhe Jeta Statovci ka treguar se qëndrimi i Komisionit është për mos-shkarkim të bordit të ZRrE-së.

Në anën tjetër, Ferat Shala nga PDK e Armend Zemaj nga LDK-ja, kanë theksuar se ZRrE-ja ka rritur çmimin e energjisë pa asnjë mbështetje.

Lajme të ngjashme