Kundëraksion i jashtëzakonshëm nga Arsenal, Saka rikthen epërsinë e “Topçinjve”
Arsenal ka befasuar Liverpoolin me një kundëraksion të hatashëm për të rikthyer epërsinë.
Ishte Gabriel Martinelli që dribloi deri tek gjysma e fushës e pastaj asistoi për Bukayo Sakan, i cili shënoi nga afërsia.
Vlen të ceket edhe veprimi i qendërmbrojtësit Gabriel, i cili lejoi topin të kalojë duke hutuar mbrojtjen kundërshtare (45+5’).