Kufijtë “nuk duhet të ndryshohen me forcë”, thonë aleatët e Ukrainës - NACIONALE

Kufijtë “nuk duhet të ndryshohen me forcë”, thonë aleatët e Ukrainës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit e atij që njihet si Koalicioni i Vullnetit kanë shprehur mbështetje për “përpjekjet e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës” në Ukrainë dhe e kanë përsëritur qëndrimin e tyre se kufijtë e këtij vendi “nuk duhet të ndryshohen me forcë”.

Në një deklaratë të publikuar pas përfundimit të takimit mes tyre të martën, udhëheqësit gjithashtu “nënvizuan se çfarëdo zgjidhjeje duhet ta përfshijë plotësisht Ukrainën, ta ruajë sovranitetin e saj, të jetë në vijë me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ta garantojë sigurinë afatgjate [të Ukrainës]”, raporton televizioni CNN.

Takimi u drejtua në mënyrë të përbashkët nga udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë dhe në të morën pjesë në mënyrë virtuale edhe udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Koalicioni “i mirëpriti garancitë se çështjet që u përkasin interesave evropiane dhe të NATO-s do të diskutohen ndaras, me përfshirjen e plotë të partnerëve evropianë dhe aleatëve të NATO-s” dhe u pajtuan që një vendim për financimin e Ukrainës, përfshirë përdorimin e aseteve të pezulluara ruse, do të ishte “jetik”.

Në deklaratë gjithashtu ritheksohet se paqja do të duhet të mbështetet me “garanci të forta dhe të besueshme të sigurisë për Ukrainën” dhe se udhëheqësit e koalicionit “u pajtuan me sekretarin Rubio për ta përshpejtuar punën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara për ta çuar përpara planifikimin” e garancive të tilla.

Lajme të ngjashme