Kudusi Lama: Sali Berisha ka qenë kundër UÇK-së - NACIONALE

Kudusi Lama: Sali Berisha ka qenë kundër UÇK-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lama, ka komentuar debatin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë ndërmjet Edi Ramës dhe Sali Berishës për luftën e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Lama ka thënë se lideri i PD-së ka qenë kundër luftës së UÇK-së.

Sa i përket debatit për Kosovën, mendoj se vetëm për Kosovën ai debat nuk kishte ndonjë vlerë. Kryeministri fliste për ato që di për atë periudhë, kështu që Berisha do të kalonte në mbrojtje, sepse i dhëmbin plagët e asaj kohe, pasi realisht ka qëndruar dhe vepruar në të kundërt të zhvillimeve kombëtare. Kishte shumë mundësi të ishte pjesë e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të bënte vepra të mëdha, që sot ta kishin njerëzit mbi kokë dhe jam i sigurt se nuk do të kishte rënë as në këto pozita banale ku ka rënë. Por, ai u pozicionua kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai deklarohet sot se ka qenë me UÇK-në, por me atë që ka luftuar në Kosovë, me të cilën kam qenë edhe unë ai nuk ka qenë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Berisha e pranon UÇK-në vetëm si simbol.

Edhe politikën që në atë kohë e deri sot e ka bërë kundër saj. Berisha e pranon UÇK-në thjeshtë si simbol, por kur vjen puna te përbërja dhe lufta e saj, ai e humbet rrugën dhe nuk e di se kush është UÇK-ja.Fati i keq i tij, ose detyra e vështirë për të, që të jetë në këtë rol. Ndërsa, kryeministri Rama është në pozicion komod, sepse realisht forca politike që udhëheqë edhe në luftë e edhe pas luftës ka mbajtur qëndrim korrekt dhe mbështetës për Luftën dhe Ushtrinë Çlirimtare”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme