Kuçi: Qeveria Kurti fokusin e saj e ka në dënimin e grevistëve e jo me krizën energjetike - NACIONALE

Kuçi: Qeveria Kurti fokusin e saj e ka në dënimin e grevistëve e jo me krizën energjetike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur fokusi.

Kuçi thotë se në vend se Qeveria Kurti të merret me krizën energjetike, rritjen e çmimeve e të tjera kriza, kryeministri, Albin Kurti po merret me dënim të grevistëve duke ua ndalur pagat.

Kjo qeveri në asnjë mënyrë nuk do të arrijë t'i nënshtrojë punëtorët në të drejtën e tyre për një jetë më të dinjitetshme.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Shkrimi i saj:

Imagjinojeni ku e ka fokusin Pushteti i Kurtit: në dënimin e grevistëve duke ua ndalur pagat. Ndërkohë fokusin duhet ta kishin në:

• Krizën energjetike,

• Rritjen e çmimeve të produkteve esenciale,

• Rritjen e çmimeve të barnave,

• Rritjen e çmimeve të çerdheve,

• Rritjen e çmimit të karburanteve,

• Rritjen e çmimit të transportit,

• Rritjen e çmimit të druve dhe peletit,

• Rritjen e çmimit të kontrolleve mjekësore e mungesa e sigurimit shëndetësorë.

-Kjo është qeveri kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre.

-Qeveri e shtanazhit e frikës.

-Qeveri e manipulimit e kërcënimit.

Kjo qeveri në asnjë mënyrë nuk do të arrijë t'i nënshtrojë punëtorët në të drejtën e tyre për një jetë më të dinjitetshme.

Lajme të ngjashme