Kuçi e PSD-së: LVV po manipulon me “analizën” e pagave, askush s’i beson këto manipulime - NACIONALE

Kuçi e PSD-së: LVV po manipulon me “analizën” e pagave, askush s’i beson këto manipulime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se militantët dhe deputetët po dezinformojnë në lidhje me analizën e pagave, të bërë nga instituti “EdGuard”.

Kuçi ka thënë se paga bruto e mësimdhënësve është pak mbi 500 euro, dhe se këtu po bëhet manipulimi i parë.

“Së dyti, rritja që po pretendojnë që do të bëhet me 5.8 koeficient, nëse një koeficient llogaritet 120 euro sipas info grafit, është mbi 150 euro. Nëse kjo është e vërtetë, që rrogat do të rriten me mbi 150 euro, atëherë pse të mos jipen shtesat sot? Buxhet paska, veç vullneti po mungojka. E këtu qëndron manipulimi i dytë: e gjithë kjo luftë s'ka të bëjë me mundësinë buxhetore por me potencialin e shtypjes së kundërshtimit e kapjes së sindikatave me rend siç i ndodhi asaj të shëndetësisë”, ka thënë ajo përmes një shkrimi në Facebook.

Tutje, Kuçi shtoi se “manipulime” të tilla, nuk i beson askush.

Postimi i plotë i Kuçit:

Me analizën e pagave të bërë nga instituti EdGuard, militantat e deputetët e VV-së dezinformuan e shpifën me qëllim të shtypjes së grevës.

Pikë së pari, paga bruto e mësimdhënësve është pak mbi 500 euro. Këtu qëndron manipulimi e gënjeshtra e parë: EdGuard krahasoj pagat me ligjin e rrëzuar nga Kushtetutesja e jo sesi janë realisht.

Së dyti, rritja që po pretendojnë që do të bëhet me 5.8 koeficient, nëse një koeficient llogaritet 120 euro sipas info grafit, është mbi 150 euro. Nëse kjo është e vërtetë, që rrogat do të rriten me mbi 150 euro, atëherë pse të mos jipen shtesat sot? Buxhet paska, veç vullneti po mungojka. E këtu qëndron manipulimi i dytë: e gjithë kjo luftë s'ka të bëjë me mundësinë buxhetore por me potencialin e shtypjes së kundërshtimit e kapjes së sindikatave me rend siç i ndodhi asaj të shëndetësisë.

Këto manipulime nuk po i beson askush. Kërkesat e sindikalistëve janë të drejta dhe duhet të pranohen nga qeveria. Ndryshe, greva nuk duhet të ndalet.

Lajme të ngjashme