Ku është deputet Dimal Basha? - NACIONALE

Ku është deputet Dimal Basha?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë ka nisur sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë shumë të ashpra edhe polemikat pozitë-opozitë për çështje të ndryshme. Por, një zë përgjatë katër ditëve të fundit vazhdon të mungojë: ai i Dimal Bashës.

Për herë të fundit, z. Basha është parë në një emision televiziv të Kanal 10 para moderatorit Xhemajl Rexha.

Prej asaj kohe, Basha që zakonisht është mjaft aktiv – qoftë në Kuvend, qoftë në Facebook – ka mbetur krejtësisht i heshtur.

Basha ishte në qendër të vëmendjes publike gjatë kësaj jave, pasi iu publikua një dëftesë e shkollës së mesmeku tregohej se ishte nxënës i dobët (3), por me një njësh (1) e me disa dysha (2) në atë sukses.

Deputeti e ka pranuar se ishte nxënës i dobët në atë kohë, por është mbrojtur duke thënë se i gjithë shkollimi i mesëm ishte i dobët ose jorelevant.

Dëftesa shkollore e z. Basha iu publikua pasi ai kishte quajtur analfabetë Rrahman Jasharajn dhe mësimdhënësit kosovarë.

Edhe gjatë ditës së djeshme pati polemika të ashpra në lidhje me Grevën e Përgjithshme në arsim nga deputetët e pozitës dhe opozitës, por zëri i Dimal Bashës nuk u dëgjua.

Lajme të ngjashme