E dhimbshme: Deputet Basha i thotë "analfabet" Rrahman Jasharajt por dëshmon se është thellë i padijshëm - NACIONALE

E dhimbshme: Deputet Basha i thotë "analfabet" Rrahman Jasharajt por dëshmon se është thellë i padijshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pushtetit, Dimal Basha, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar sindikalistët e arsimit në veçanti e duke dështuar siç duket ta kuptojë se greva e përgjithshme po organizohet nga BSPK-ja e jo vetëm SBAShK-u.

Mbështetja e parezervë për partinë e tij dhe kryeministrin Kurti, ka bërë që Basha të mbështes krejtësisht në mënyrë të painformuar Qeverinë kundër sindikalistëve të arsimit, pa e kuptuar se ata nuk janë grevistët e vetëm.

Po ashtu, z. Basha si duket nuk e ka kuptuar as se sindikatat kanë rol të rëndësishëm

“Projektligji për paga i rregullon të gjithë kategoritë, prandaj është jo korrekt prej vet mësuesëve që lejojnë me kërku trajtim të veçantë. 𝑬𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒋𝒆𝒌ë𝒗𝒆, 𝒛𝒋𝒂𝒓𝒓ë𝒇𝒊𝒌ë𝒔ë𝒗𝒆, 𝒆 𝒑𝒍𝒐𝒕 𝒕𝒋𝒆𝒓ë𝒗ë 𝒋𝒖 𝒅𝒖𝒉𝒆𝒏 𝒎𝒋𝒆𝒕𝒆 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒔ë, 𝒋𝒐 𝒗𝒆𝒕ë𝒎 𝒎ë𝒔𝒖𝒆𝒔ë𝒗𝒆, dhe prandaj duhet të presin të trajtohen të gjitha kategoritë me ligjin që po vie?” – ka thënë z. Basha duke dëshmuar se nuk kupton grevën e përgjithshme të shpallur më 25 gusht.

Basha pretendon se z. Jasharaj – kryesindikalist - ka shantazhuar edhe qeveritë e tjera por se Qeveria Kurti “nuk shantazhohet”.

Për më tepër, Basha e konsideron një deklaratë të z. Ymeri si provë për shit-blerje të votës nga sindikalistët kur kishte thënë se “𝒏ë𝒔𝒆 𝑲𝒓𝒚𝒎𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊 (Kurti) 𝒆 𝒓𝒓𝒊𝒕ë 𝒑𝒂𝒈ë𝒏 𝒑ë𝒓 50%, 𝒕ë 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉ë 𝒅𝒐 𝒕ë 𝒋𝒆𝒎𝒊 𝒎𝒆 𝒕ë.”

Sindikatat janë krejtësisht të lira në mbarë Evropën që të bëjnë marrëveshje me parti politike për zbatim të kërkesave të tyre, dhe e bëjnë një gjë të tillë vazhdimisht e vazhdimisht. Por, si duket Basha nuk e ka kuptuar as këtë gjë.

Lajme të ngjashme