Kthim në kohë: Kur 90-vjeçari e akuzonte familjen e Fitore Pacollit për kërcënim, tash marrin grant 100 mijë euro - NACIONALE

Kthim në kohë: Kur 90-vjeçari e akuzonte familjen e Fitore Pacollit për kërcënim, tash marrin grant 100 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fitimi i një granti gati 100 mijë eurosh nga vëllai i Fitore Pacollit, ka kthyer në vëmendje sërish skandalin e para një viti.

90-vjeçari Ismail Veliu e akuzonte familjen e deputetes së Vetëvendosjes se po e kërcënojnë për një tokë që sipas tij, ishte pronar.

Në intervistën me Buzhalën, Veliu ka treguar për kërcënimet që ai thotë t’i jenë bërë nga familja e deputetes së VV-së.

“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë” – deklaron Veliu në intervistën e Buzhalës.

Deputetja Pacolli kishte reaguar në Facebook-un e saj, duke thënë se familja e saj nuk e ka kërcënuar Veliun.

E sot, familja e Fitore Pacollit u kthye sërish në vëmendje pas grantit 100 mijë eurosh që mori vëllai i tij, me një firmë të regjistruar katër ditë para se ta fitonte grantin.

Lajme të ngjashme