Kryeziu: Në një qeverisje etike, ministrja Nagavci do të jepte dorëheqje pas skandalit me doracakët
Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu është shprehur se pas skandalit me doracakët e hartuar, në një qeverisje me etikë e me integritet ministrja Nagavci do të jepte dorëheqje.
“Sjellja e papergjegjshme e qeverise dhe ministres se arsimit jo vetem qe shkel standardet e qeverisjes etike dhe pergjegjesise publike, por gjithashtu rrezikon te nxise reagime negative nga qytetaret ndaj edukimit seksual dhe shendetit riprodhues. Doracaket mund te rishkruhen e te permiresohen, por nje ministre qe nuk mban pergjegjesi per ate qe ndodh ne dikasterin e saj rrezikon gjithe idene e edukimit seksual — nje lende edukative, qe sipas te gjitha studimeve ne vendet ku praktikohet si lend mesimore, ka treguar se te rinjte behen me te informuar dhe me te pegjegjshem, duke ulur keshtu rreziqet qe prekin femijet nga mungesa e informacionit.” – është shprehur ndër të tjera i.
E plotë:
Ne nje qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do te duhej te jepte doreheqjen pas skandalit dhe gabimeve ne doracaket e hartuar.
Sjellja e papergjegjshme e qeverise dhe ministres se arsimit jo vetem qe shkel standardet e qeverisjes etike dhe pergjegjesise publike, por gjithashtu rrezikon te nxise reagime negative nga qytetaret ndaj edukimit seksual dhe shendetit riprodhues. Doracaket mund te rishkruhen e te permiresohen, por nje ministre qe nuk mban pergjegjesi per ate qe ndodh ne dikasterin e saj rrezikon gjithe idene e edukimit seksual — nje lende edukative, qe sipas te gjitha studimeve ne vendet ku praktikohet si lend mesimore, ka treguar se te rinjte behen me te informuar dhe me te pegjegjshem, duke ulur keshtu rreziqet qe prekin femijet nga mungesa e informacionit.
Edukimi seksual dhe shendeti riprodhues nuk eshte lende mesimore per te nxitur e promovuar sjellje te papershtatshme te femijet, perkundrazi per t’u dhene atyre njohuri dhe informacion qe i mbrojne nga rreziqet dhe keqkuptimet.