Kryeziu liston shkeljet e Marrëveshjes Bazike nga Serbia: BE-ja nuk mori asnjë masë ndaj Serbisë - NACIONALE

Kryeziu liston shkeljet e Marrëveshjes Bazike nga Serbia: BE-ja nuk mori asnjë masë ndaj Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka renditur rastet që Serbia ka shkelur Marrëveshjen Bazike, e cila është arritur në Bruksel vitin e kaluar.

Pavarësisht shkeljeve të shumta, ka thënë ai, BE-ja nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkuese për Serbinë.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Kryeziu ka shkruar se për këtë shkelje Kosova i ka ofruar edhe dëshmi ndërmjetësuesit.

“Përkundër dëshmive të shumta të ofruara nga institucionet tona që vërtetojnë se Serbia ka shkelur integritetin tonë territorial, asnjë masë nga BE-ja nuk është marrë ndaj Serbisë”, ka shkruar Kryeziu.

Në listën e shkeljeve të marrëveshjes, ai ka përmendur sulmin në Banjskë, vrasjen e policit Afrim Bunjaku, krimet e Milan Radoiçiqit, ndalimin e qytetarëve të Kosovës në kufij dhe rastet tjera.

“Në mesin e tyre ishin 10 policë të Kosovës, 4 pjesëtarë të komunitetit tonë serb, përfshirë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, Sadik Duraku, një shqiptar i cili është gjithashtu shtetas britanik, më pas është ndaluar dhe akuzohet pa të drejtë. Megjithatë, ndaj Serbisë nuk është marrë asnjë masë”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme