Kryeziu: Kuvendi është jofunksional dhe nuk po përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritkuar punën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se është jofunksional dhe nuk përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese.
Kryeziu ka vënë në pah që Kuvendi tash e sa kohë nuk mban mbledhje dhe nuk voton ligjet e as nuk mbikëqyr punën e qeverisë.
“Megjithatë, nëse funksionaliteti i kuvendit matet vetëm me marrjen e pagave në kohë të rregullt, mund të konstatohet se ai ende është funksional. Por në realitet, kuvendi ka kohë që duket se është "shpërndarë" në mënyrë të heshtur, pa ndonjë procedurë formale votimi. Kuvendi nuk mban mbledhje të rregullta, nuk ka kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, nuk voton ligjet që janë në agjendën legjislative dhe nuk mbikëqyr punën e qeverisë.”
“Pra, pavarësisht se ekziston formalisht, kuvendi në fakt është jofunksional dhe nuk po përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij: