Kryeziu i reagon BE-së: Draftstatuti i Asociacionit është “non-paper”, Kurti s'e ka pranuar - NACIONALE

Kryeziu i reagon BE-së: Draftstatuti i Asociacionit është “non-paper”, Kurti s'e ka pranuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian ditë më parë kanë thënë se Kosova e ka pranuar në parim Draftstatutin e Asociacionit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se dokumenti është veç një prej shumë propozimeve.

Draftstatuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrell, e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të kryeministrit Kurti. Statusi i draftstatutit është ai i një non-paperi, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara.” - ka deklaruar Kryeziu për Koha.net.

“Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draftstatutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes së paku de facto reciproke.”

“Kjo nuk është hera e parë që ofertat nga ana e kryeministrit Kurti që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike janë refuzuar. Një e tillë ishte refuzuar edhe në Ohër në mars 2023, kur kryeministri Kurti kishte shprehur gatishmërinë për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, letrës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Mogherini, të vitit 2015 dhe opinionin e publikuar të emisarit amerikan, Escobar, dhe këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet, në vitin 2023. Kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduara. Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme