Kryeziu: Haradinaj duket i vetmi që po ndjek qëndrime të guximshme politike
Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, e ka bërë një status të shkurtër në Facebook duke i kritikuar dy liderët opozitarë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.
Kryeziu thotë se Ramush Haradinaj nga AAK “duket se është i vetmi që vazhdon të mendojë dhe të ndjekë qëndrime të guximshme politike kundër situatave dhe vendimeve.”
Ai i ka quajtur qëndrimet e z. Haradinaj si “jopopuliste dhe pa kalkulime”.
“Përderisa Memli dhe Lumiri, si drejtues të dy subjekteve të tejra opozitare, vazhdojnë të bëjnë politikë as as...” – ka thënë ai.