Kryeziu e VV-së për kërkesën e PDK-së për themelim e komisionit hetimor për MPJD: Tendencë që të tërhiqet vëmendja nga seanca e sotme në OKB - NACIONALE

Kryeziu e VV-së për kërkesën e PDK-së për themelim e komisionit hetimor për MPJD: Tendencë që të tërhiqet vëmendja nga seanca e sotme në OKB

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbreshë Kryeziu, gjatë debatit parlamentar për kërkesën e PDK-së për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka pasur një koment interesant.

Ajo ka thënë se kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen për seancën e sotme në Këshilin e Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet për Kosovën.

Kryeziu ka kërkuar që diskutimi për themelimin e këtij Komisioni të bëhet kur prezente në Kuvend është edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja Gërvalla nuk gjendet këtu sepse është në Neë York, në Këshill të Sigurimit për ta mbrojtur Republikën e Kosovës përballë kërkesës së Vuçiqit për të diskutuar për Kosovën sot aty. Çka do të duhej të bënim sot ne, do të ishte që bashkërisht do të duhej të ishim në mbrojtje të asaj se si do të prezantohet sot Republika e Kosovës dhe jo të tentohet të tërhiqet vëmendja me një kërkesë të tillë për të krijuar një komision hetimor në një moment kaq të rëndësishëm si ky, që pritet të ndodhë pas pak orësh.” – ka deklaruar Kryeziu duke thënë se në parim janë pro themelimit të këtij Komisioni.

Përndryshe, Kuvendi s`ka pasur kuorum dhe është shtyer votimi i komisionit hetimor për MPJD-në

Lajme të ngjashme