Kuvendi s`ka kuorum, shtyhet votimi i komisionit hetimor për MPJD-në
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilin e ka kërkuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Komisioni në fjalë nuk është kundërshtuar nga asnjë parti politike.
Derisa opozita ka kërkuar që ky komision të votohet sot, VV-ja ka kërkuar që votimi i këtij komisioni të bëhet një ditë tjerë, kur do të ishte prezent edhe kryediplomatja Donika Gërvalla.