Kryetarja e Gjykatës Speciale më 21 shtator vjen në Kosovë - NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Speciale më 21 shtator vjen në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë planifikuar një takim të kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova në Gjilan me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në njoftimin e DhSK-së, thuhet se ky takim do të bëhet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Gjatë këtij takimi, Trendafilova do të flasë rreth punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në vijim të fjalës së saj, do të ketë një seancë me pyetje dhe përgjigje.

Ky takim është paralajmëruar të mbahet më 21 shtator 2022 nga ora 10:00 deri në 11:30.

Lajme të ngjashme