Kryetari i Sindikatës së Policisë: Gjendja e policëve është stabile, janë nën përkujdesje të mjekëve
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka deklaruar se gjendja e policëve të plagosur gjatë përleshjes me Nuredin Lushtakun, është stabile.
Ai ka theksuar se të njëjtit janë nën përkujdesjen e mjekëve.
Zeqiri ka treguar se krerët e sindikatës kanë vizituar të plagosurit të cilët po marrin trajtim mjekësor.
“Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar dy policët e lënduar në rastin konkret. Njëri nga ta, i cili është lënduar me armë zjarri, gjendet në repartin e Kirurgjisë, në QKUK. Kemi biseduar me të, dhe në bazë të fjalëve që na tha ai dhe mjeku kujdestar, gjendja e tij për momentin është stabile, ndërsa është i lënduar dhe plagosur në këmbën e djathtë dhe është në trajtim mjekësor”, është shprehur Zeqiri në Debat Plus.