"Postimi më i mirë ndonjëherë", Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve mbron Kurtin pas gabimit në matematikë - NACIONALE

"Postimi më i mirë ndonjëherë", Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve mbron Kurtin pas gabimit në matematikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve, Besim Kodra i cili ka për detyrë të mbrojë pacientët, ia ka shtuar vetes edhe një detyrë jashtë kompetencave të tij, jo fort të lehtë.

Mbrojtjen e kryeministrit Kurti në gabimin trashanik të tij, të cilin e bëri gjatë zgjidhjes së detyrës me ekuacionet lineare me një të panjohur.

Kodra në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se postimi i kryeministrit Kurti ku ka kërkuar falje për gabimin në detyrën e zgjidhue gabimisht, është postimi më i miri i tij.

‘’Për mu, ky postim i Kryeministrit është më i miri që e ka pasë ndonjeherë. Si njerëz duhet me u mësu me i pranu gabimet dhe me kërku falje. Aq më tepër, kur mbajmë pozita shtetrore e publike. Like’’, ka shkruar Kodra.

Lajme të ngjashme