Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës: Do të reagojmë ndaj ndëshkimit për targa, nuk lejojmë konfiskim të automjeteve - NACIONALE

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës: Do të reagojmë ndaj ndëshkimit për targa, nuk lejojmë konfiskim të automjeteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq, ka thënë se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat e lëshuara nga Serbia. Radojeviq tha së në veri të Mitrovicës ka tension për shkak të vendimeve që kanë marr institucionet e Kosovës për riregjistrimin e automjeteve.

“Nëse vazhdojnë me lëvizje të njëanshme që do të rezultojnë në presion edhe më të madh dhe gjoba, sigurisht që do të ketë reagim. Ne nuk do të lejojmë asnjë konfiskim të automjeteve. Ne qëndrojmë në këmbë dhe duam të bëjmë një jetë të denjë për njeriun. kështu që serbët do të sillen nesër sikur të ishte një ditë normale pune”, tha Milan Radojeviq për gazetën serbe Tanjug.

Kujtojmë se data e fundit për regjistrimin e automjeteve nga targat e vjetra serbe në ato RKS, ishte data 30 tetor 2022, mirëpo pas presionit nga ndërkombëtaret, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyje afatin për regjistrim deri më 21 janar 2023.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikate për medie lidhur me atë se si do të duket ‘fletë qortimi’, për qytetarët të cilët ende vozisin automjetet e tyre me targat ilegale serbe, e jo me ato RKS.

Sipas këtij njoftimi, zbatimi i këtij vendimi do të fillojë më datën 1 nëntor 2022.

Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS’’, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme