Kryetari i Dragashit sheh konspiracione kundër LDK-së: Do ta paguajnë familjarisht dhe personalisht kush bën kurthe
Kryetari i Dragashit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini paramendon konspiraci “kurthëruese” ndaj subjektit ku përket.
Por, thotë ai duke u thirrur në “fuqinë e të madhit zot”, koonspiruesit “do ta paguajnë familjarisht dhe personalisht apo kolektivisht”.
“Ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, që ndreqin kurthe, që e tradhtojnë dhe që përgatisin skenarë kundër saj, nga fuqia e të madhit Zot,herët a vonë, do ta paguajnë, personalisht, kolektivisht apo edhe familjarisht. Ky është një rregull i pashkruar, po aq i sigurt sa fakti që një plus një bëjnë dy”, shkroi ai.