Kryetari i AAK-së në Gjilan për pezullimin e renovimit të stadiumit: Si rezultat i presionit mediatik e qytetarë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për pezullimin e tenderit për stadiumin e Gjilanit.
Gagica përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se pezullimi i tenderit është një dëshmi se ka teleashe me këtë tender dhe për shkak të presionit mediatik e qytetarë.
Klikoni KËTU për të lexuar raportimin e Nacionales për këtë tender.
Reagimi i tij:
Gjilani assesi të bëhet me stadium!
Stadiumi nuk po bëhet assesi, e kjo e dëmton sportin dhe sportistët gjilanas. Krejt kjo katrahurë që po ndodh në Komunën e Gjilanit, është pasojë e një qeverisje të padijshme dhe një kryetari praktikant i cili nuk po ia del me kry punën siç duhet e siç ka premtuar.
Pezullimi i tenderit është dëshmi se diçka nuk po shkon, se ka telashe. Është veprim i cili vjen si rezultat i presionit mediatik e qytetarë.
Nëse nuk dini, ikni n'shpi. Nuk është marre me u dorëzu, marre është me vazhdu me dëmtu Gjilanin dhe qytetarët.