Kryeshefi i Trainkos nuk ndalet me ofendime ndaj Musliut, ajo i reagon: Nëse s’kërkon falje brenda 24 orëve vazhdon rruga ligjore - NACIONALE

Kryeshefi i Trainkos nuk ndalet me ofendime ndaj Musliut, ajo i reagon: Nëse s’kërkon falje brenda 24 orëve vazhdon rruga ligjore

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi i TrainKos, Agron Statovci e ka ofenduar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duke bërë komente seksiste ndaj saj.

Në një shkrim në Facebook, Musliu i ka reaguar Statovcit duke thënë se ka pritur tre ditë që ai të reflektojë dhe të kërkojë falje publikisht.

“Kam pritur tri ditë që të reflektoje dhe të kërkoje falje publikisht, jo vetëm ndaj meje, por para së gjithash ndaj bashkëshortes tënde dhe ndaj të gjitha grave të Kosovës, të cilat çdo ditë përballen me paragjykime, fyerje, shpifje, linçime, kërcënime, abuzim dhe gjuhë seksiste, si ajo që ke përdorur edhe ti.

Por, në vend që të reflektoje, paske shkuar edhe më larg.

Ajo që nisi me një koment në një portal, vazhdoi me një status të paramenduar mirë, ku ke bërë shpifje dhe ke thënë të pavërteta për mua dhe familjen time, duke tentuar të njollosësh jo vetëm emrin tim, por edhe familjen time”, ka shkruar deputetja.

Musliu ka thënë se nëse Statovci nuk i fshin deklaratat dhe nuk kërkon falje publike brenda 24 orëve, përballja do të vazhdojë përmes rrugëve ligjore.

“Të paralajmëroj publikisht: nëse nuk reflekton, nuk i fshin deklaratat dhe nuk kërkon falje publike ndaj meje dhe familjes sime brenda 24 orësh, atëherë përballja jonë do të vazhdojë në rrugë ligjore.

Unë nuk do të hesht përballë shpifjeve, fyerjeve dhe përpjekjeve për të njollosur emrin tim apo familjen time.

I dal ballë secilit me prova, fakte dhe argumente, sepse trashëgimia më e madhe që më ka lënë familja ime është pastërtia kombëtare, shtetërore, institucionale e njerzore”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme