Kryenin vjedhje në Gjilan, policia arreston tre hajdutë
Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të shtëpive në Gjilan
“Janë arrestuar tre persona në Gjilan pasi që kishin vjedhur televizor, biçikletë, makinë shpuese, orë dore makinë rroje, enë kuzhine, parfume dhe rroba”, thujet ne njoftimin e policise
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit këtë vjedhje e kanë kryer në një shtëpi të vetme, ku më pas nga prokuroria janë ngarkuar me veprën penale “Vjedhje e rëndë”.