Kryeministrja e Serbisë të hënën synon vizitë në Kosovë, nuk dihet nëse ka leje - NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë të hënën synon vizitë në Kosovë, nuk dihet nëse ka leje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq të hënën ka planifikuar një vizitë për në Kosovë.

Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në një komunikatë për media.

Sipas tyre, Bërnabiq do ta vizitojë veriun e Kosovës, manastirin e Zveçanit dhe komunën e Leposaviqit.

“Vizita është paralajmëruar të enjten më 1 shtator, 72 orë para vizitës, në përputhje me marrëveshjen zyrtare”, thuhet në mediat serbe, transmeton Nacionale.

“Vizita e kryeministre sserbe synon të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet nëse Kosova ia ka aprovuar kërkesën kryeministres së Serbisë. Nëse kjo aprovohet, për Bërnabiq do të jetë hera e parë që viziton Kosovën.

Lajme të ngjashme