Kryeministrja e Finlandës: Evropa do të ishte në telashe pa ShBA-të - NACIONALE

Kryeministrja e Finlandës: Evropa do të ishte në telashe pa ShBA-të

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se Evropa nuk është "mjaft e fortë" për t'i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës më vete dhe i është dashur të mbështetet te ShBA-të.

Gjatë një vizite në Australi, liderja e vendit që është në pritje për t’u anëtarësuar në NATO, tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.

“Duhet të jem brutalisht e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Marin.

Duke folur në Institutin Lowy në Sydney të premten, Marin shtoi se: Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropa nuk është ende mjaft e fortë."

Ndër të tjera, ajo ka thënë se Evropa duhet të sigurohet se po i ndërton ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane për t’u siguruar që mund të përballet me lloje të ndryshme të situatave.

Kujtojmmë që deri më tani, SHBA është ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën me rreth 18.6 miliardë dollarë të dhëna që nga fillimi i luftës. Ndërsa, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, pas ShBA-së, donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

Lajme të ngjashme