Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i emëron tre zëvendësministra
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka emëruar tre zëvendësministra të premten.
Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Më herët, zyra e kryeministrit njoftoi se Agon Batusha është zëvendësministri i ri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkaq Ali Dula është emëruar zëvendësministër për Zhvillim Rajonal.