Kryeministri Kurti mban konferencë për media në orën 15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë konferencë për media.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Ndërkohë, në pyetje e gazetarëve sot për situatën e krijuar pas largimit të serbëve të Kosovës nga institucionet, Kurti nuk dha ndonjë komenet por tha se “sot do të mbaj konferencë për medie”.
Kurti dy ditë më parë iu bëri thirrje serbëve të vendit që të mos braktisnin institucionet, një veprim të cilin tashmë ata po e bëjnë.
