Kryeministri holandez mbështet “Ballkanin e Hapur”: Përshpejton anëtarësimin
Gjatë një konference për shtyp, kryeministri holandez Mark Rutte diskutoi nismën e Ballkanit të Hapur me homologun e tij shqiptar Edi Rama.
Kreu i qeverisë holandeze deklaroi se mbështet çdo iniciativë që përshpejton integrimin e Ballkanit dhe mban nën kontroll tensionet mes vendeve të rajonit, shkruan A2News.
“Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme”, tha Rutte.
