‘Kryeministri deri sot më kërkoi të qëndroj’: Kica-Xhelili konfirmon se ka takuar Kurtin e Osmanin pas dorëheqjes - NACIONALE

‘Kryeministri deri sot më kërkoi të qëndroj’: Kica-Xhelili konfirmon se ka takuar Kurtin e Osmanin pas dorëheqjes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili e cila tani ka kaluar në LDK, ka konfirmuar se është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, edhe me kryeministrin Albin Kurti, pas vendimit që të japë dorëheqje nga ‘Guxo’.

Madje, ajo në Rubikon deklaroi se presidenten e ka takuar dy apo tre herë për këtë çështje.

“Nuk më kujtohet kur jam takuar me të, kam pasur dy a tre takime për këtë çështje. Një ka qenë kur i kam thënë se do të largohem nga ‘Guxo’, një kur i kam treguar se po mendoj të largohem nga grupi parlamentar, i kam konfirmuar edhe me shkrim, se do të dalë në LDK, jo vetëm presidentes dhe kryeministrit”, ka thënë ajo.

Mes tjerash, deputetja Doarsa Kica-Xhelili tha se është takuar me kryeministin Kurti para dhe pasi mori vendimin, dhe se ky i fundit, ka insistuar vazhdimisht që ajo të qëndrojë.

“Me kryeministrin jam takuar edhe para e pas vendimit. Po, ka pasur komunikim të vazhdueshëm me mua, dhe insistim për ta rimenduar këtë vendim deri më sot. Ka pasur kërkesë për ta rimenduar krejt këtë lëvizje nga Kurti”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme