Kryekuvendari Konjufca takon përsëri historianin nga Deçani
Lidhja e historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan, është bërë mjaft e njohur muajve dhe viteve të fundit për reagimet e saj pas çdo zhvillimi në lidhje me Manastirin e Deçanit. Por, kryetari i saj, Shkodran Imeraj, po e bën të njohur edhe me anë të takimeve që po zhvillon me Glauk Konjufcën.
Ai ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Me mikun tim,” në faqen personale në Facebook, derisa shihet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Ky është të paktën takimi i dytë në muajt e fundit mes dyshes Imeraj-Konjufca.
Qëndrimi i Konjufcës nuk dihet në lidhje me Manastirin e Deçanit, i shpallur nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Europa Nostra si pjesë e listës së shtatë vendeve më të rrezikuara në Evropë të trashëgimisë kulturure.
Sidoqoftë, qëndrimi i Imerajt dhe historianëve të tjerë të Deçanit është bërë i ditur në dhjetëra e dhjetëra reagime.